Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Tirana mbyll fazën e bisedimeve me NATO-n


04-07-2008

Shqipëria, ka mbyllur fazën e bisedimeve me Naton duke i hapur kështu rrugë nënshkrimit javën e ardhshme më 9 korrik, të protokolleve të anëtarësimit

Më 3 prill të këtij viti Shqipëria së bashku me Kroacinë mori zyrtarisht ftesën për t¡Šu bërë anëtare me të drejta të plota e Natos gjate takimit te nivelit te larte ne Bukuresht. Pas këtij vendimi, të cilësuar historik nga autoritetet shqiptare, u zhvilluan tre raunde bisedimesh mes Tiranës dhe zyrtarëve të Aleancës. Në përfundim të tyre, ministri i jashtëm shqiptar Lulëzim Basha i është drejtuar me një letër sekretarit të përgjithshëm të Natos Jap De Hup Shefer, ku rikonfirmon vullnetin e Shqipërisë për të pranuar të gjitha detyrimet dhe angazhimet që lindin nga Traktati i Atlantikut të Veriut. Në letër saktësohet se Shqipëria është e gatshme të verë në dispozicion burimet e nevojshme financiare për realizimin e detyrimeve, se synon të marrë pjesë plotësisht në strukturat ushtarake e  të angazhojë forcat dhe kapacitetet e saj.

Pas nënshkrimit, protokollet e anëtarësimit, duhet të ratifikohen nga secili vend anëtar i Aleancës. Sipas parashikimeve kjo fazë duhet të mbyllet në fillim të vitit të ardhshëm për të mundësuar anëtarësimin e plotë të Shqipërisë.//lk

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Demokratët emërojnë zyrtarisht Obamën si kandidatin e tyre për president

  Lajmet
Qetësi në Mitrovicë pas perleshjeve të shqiptarëve dhe serbëve
Republikani Mekein e ka zgjedhur kandidatin për nënpresident
Erion Veliaj në Kuvendin e Partisë Demokrate në Denver
Karter: Obama mund t'i bëjë realitet ndryshimet e premtuara
Qeveria e Kosovës emëron drejtuesit e misioneve të para diplomatike
Shqipëria dënon njohjen e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë nga Rusia
BE shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë
Stuhia tropikale Gustav drejt Gjirit të Meksikës