Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

SHBA: Festohet 4 korriku, Dita e Pavarësisë


04-07-2008

Sot është 4 korriku, dita kur në Shtetet e Bashkuara festohet Dita e Pavarësisë, një ditë kur përkujtohet lindja e kombit amerikan 232 vjet më parë. Në 4 korrik të vitit 1776, delegatët nga 13 koloni amerikane deklaruan zyrtarisht pavarësinë nga Britania. Në Washington, sipas traditës, sot do të ketë një shfaqje spektakolare me fishekzjarre, ndërsa në Coney Island, në Nju Jork, tradicionalsiht, zhvillohet një garë për ngrënien e sa më shumë hotdogjeve. 

Presidenti Xhorxh Bush mbajti sot një fjalim në Virxhinia, në shtëpinë e Tomas Xhefersonit, i cili ka qenë Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara dhe autori i Deklaratës së Pavarësisë. Në ceremoni bënë betimin, sipas traditës, 72 qytetarë të rinj amerikanë. 

Fjalimi i presidentit u ndërpre disa herë nga thirrjet e një numri protestuesish, por presidenti u përgjigj duke thënë, se ¡§ne në Shtetet e Bashkuara besojmë në lirinë e fjalës¡¨. Kandidati demokrat për President, Barak Obama, po merr sot pjesë në një paradë në shtetin e Montanës, ndërsa kandidati republikan Xhon McCain, po merr pjesë në një paradë të ngjashme në shtetin e tij, Arizona.//lk

 

 

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bush: Ekonomitë më të mëdha të botës do të bashkëpunojnë për të zgjithur krizën financiare

  Lajmet
Forcat afgane dhe të NATO-s përleshen me luftëtarë talebanë
SHBA heqin Korenë e Veriut nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin
Intervist me Ministrin e Ekonomis dhe Financave t Kosovs, Ahmet Shala
Fushata presidenciale përqëndrohet në shtete të rëndësishme
Conor Oberst me një album të ri me emrin e tij  Audio Clip Available
SHBA: Fillojnë zgjedhjet e hershme për garën presidenciale
Ukrainë: Gjykata pezullon dekretin e presidentit Jushçenko
Marrëdhëniet SHBA - Rusi ndikojnë në programet hapësinore
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bjellorusisë
Austri: Vdes në një aksident automobilistik Jorg Hajder
Raheem DeVaughn me albumin e ri  "Love Behind the Melody"  Audio Clip Available