Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Vdes ish-senatori republikan american  Xhesi Helms


04-07-2008

Ish-senatori amerikan Xhesi Helms vdiq të premten në moshën 86 vjeçare.

Zoti Helms, një politikan me bindje të forta konservatore, shërbeu për 30 vjet në senat si përfaqësues i Karolinës së Veriut  para se të dilte në pension në vitin 2002 për arsye shëndetësore.

Ish-senatori me natyrën e tij luftarake dhe mënyrën e hapur të të folurit, ishte një figurë kontradiktore në Kongres, duke ngjallur admirimin e shumë konservatorëve dhe indinjatën e liberalëve.      

Zoti Helms ishte kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe ishte një kundërshtar i ashpër i komunizmit. Në vitin 1996, ai ishte një nga hartuesit e një ligji që e forcoi bllokadën ekonomike të Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës, një veprim që u përshëndet nga shumë kubano-amerikanë.
 
Ai gjithashtu u përpoq për shumë vjet që Shtetet e Bashkuara të ndërprisnin pagesën e fondeve ndaj Kombeve të Bashkuara, duke vënë në dyshim misionin dhe rëndësinë e organizatës botërore.

        

                                                                                           

 

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Mekejn zgjedh guvernatoren Pejllin si kandidate për nënpresidente

  Lajmet
Zyrtarët rusë përsëri kritikojnë ashpër NATO-n
Si do të jenë marrëdhëniet SHBA-Rusi në të ardhmen
Obama, pranon zyrtarisht emërimin e partisë së tij
Shanset e kandidatëve Obama dhe Mekein për presidencën
Radovan Karaxhiç del  përsëri  para Gjykatës  në Hagë
Hidhet shorti për raundin e parë të kupës UEFA
Stuhia Gustav drejt ishujve Kejman, bëhet kërcënuese
Minutat e Hollivudit: Kluni dhe Pitt në Festivalin e Venecias