Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Filmat më të ndjekur të javës në  Amerikë

04-07-2008

1. Një robot i vetmuar, ka bërë miliona miq gjatë fundjavës së kaluar, madje duke ia kaluar dhe Anzhelina Zholisë. Bëhet fjalë për filmin " Wall-E" i cili qëndron në krye të klasifikmit për grumbullimin e të ardhurave nga shitja e biletave me 62.5milion dollarë vetëm javën e parë të shfaqjes së tij. Sipas prodhuesve të tij, sekreti i filmit qëndron në faktin, se ai nuk është vetëm film për fëmijë, por dhe për të rritur, dhe kjo bën që njerëzit të rendin pr t'a ndjekur.

Anzhelina Zholi, është  një personazh më i dashur për shikuesit e kinemasë jashtë Amerikës. Kjo është arsyeja që filmi  saj i fundit "Wanted" renditet i dyti sipas grumbullimt të të ardhurave në SHBA, por është më i ndjekur nnë kinematë e huaja . Filmi ka grumbulluar deri tani 51 milion dollarë, nga të cilët 32.5 milion dollarë nga kinematë jashtë Amerikës.

Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat si pasojë e shitjes së biletave në kinëma, janë 6% më të larta se vitin e kaluar. Kjo, sipas Presidentit të organizmit që montoron këto të ardhura Media By Numbers, Paul Dergaberdian, vjen si pasojë e situatës ekonomike në vend si dhe rritjes së cmimit të karburanteve. Ai shton se biletata e kinemasë kanë nuk kanë ndryshuar cmim,  ndërsa të shohësh një koncert apo ngjarje të ndryshme kulturore është më shtrenjtë në kohën e sotme.

Në vend të tretë është filmi "Get Smart" i cili ka grumbulluar deri tani në total 77 milion dollarë.

 Vetëm 100 ditë mbas grevës së skenaristëve hollivudianë, duket se kësaj rradhe janë aktorët që po mendojnë të hidhen në grevë. Ndonës disa prej tyre e përjashtojnë këtë ide, si Will Smith, apo Pierce Brosnan, sërish, ideja e një greve duket në horizont. Pika kyce e mosmarrëveshjes deri tani është kërkesa e shoqatës së aktorëve të Hollivudit të cilët duan përfitimet e tyre nga shitja e DVD dhe e filmave në internet. Kontrata mes tyre dhe studiove më të mëdha holliwoodiane, përfundoi në 1 korrik, dhe negociata mes dy palëve ende vazhdojnë. Propozimi i fundit i bërë nga studiot e mëdha në Hollywood për aktorët është për një pagesë më shumë se 250 milion dollarë, si kompesim për anëtarët e shoqatës së aktorëve për tre vite e ardhshme. Por deri tani nuk asnjë përgjigje nga Shoqata e Aktorëve, ku janë dhe emra si Jack Nicholson, Holly Hunter, Josh Brolin e tj. Shoqata e Aktorëve të Hollivudit përfaqëson  120 mijë aktorë të kinemasë, teatrit si dhe ka 44 mijë anëtarë që janë gjithashtu pjestar dhe në shoqatën AFTRA, e cila përfshin jo vetëm aktorë, por dhe këngëtarë, prezantues, dhe gazetarë.


 

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën