Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Një prirje e re në industrinë e turizmit

06-07-2008

Një prirje e re po vihet re në industrinë e turizmit. Udhëtimet e organizuara vetëm për grupe femrash, të cilat kërkojnë t¡¦u largohen për pak kohë angazhimeve personale dhe profesionale, kanë marrë popullaritet në Amerikën e Veriut. Sipas anketave, femrat preferojnë të shkojnë në pushime me shoqe, pa pjesëmarrjen e meshkujve, për t¡¦i shpëtuar presionit që shkakton prania e një përfaqësuesi të gjinisë tjetër.

                                        

Turnetë turistike të organizuara për grupe femrash kanë fituar shumë popullaritet në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Sipas anketës së zhvilluar nga Shoqata Amerikane e Automobilëve, pushime të tilla janë më pak stresuese për femrat dhe përfaqësojnë tani një përqindje të rëndësishme të kohës që ato kalojnë në pushime.

         Ky fenomen është përqafuar jo vetëm nga vajza beqare në të 20-at, apo studente që pëlqejnë t¡¦i kalojnë pushimet e shkollës me njëra-tjetrën. Sot udhëtimet turistike vetëm për femra kanë marrë një karakter shumë të gjerë dhe përfshijnë pushime në pika për të bërë ski, për të luajtur golf, për të vizituar vreshtat dhe punishtes së verës apo udhëtime për aventura të pazakonta. Por, pavarësisht nga karakteri i udhëtimit, gratë preferojnë që edhe guidat që i shoqërojnë në këto udhëtime të jenë femra.

         Ruby Silvertown e Rrjetit Televiziv të Udhëtimeve shpjegon se këto udhëtime janë mënyra më e mirë për t¡¦i shpëtuar jetës së sotme stresuese:

                   
         Duan të kalojnë pushimet me shoqet e tyre. Jeta e përditshme ua bën të pamundur të takohen me shoqet sa herë të duan, apo të rrinë me njerëz që kanë të njëjtin botëkuptim dhe dëshira. Shumë prej tyre janë të martuara, dhe ta zëmë burri kërkon të luajë golf gjatë pushimeve, ndërsa gruaja mund të dojë të bëjë një udhëtim me biçikletë. Më këtë paketë turistike ia kushtojnë të gjithë kohën e pushimeve vetes.

         Sipas anketave destinacionet më të preferuara janë plazhet, pushime në pika llixhash të pajisura me sallone bukurie si dhe në vende të njohura për dyqane të mira rrobash. Ato që i praktikojnë pushime të tilla shprehen se këto udhëtime janë një mundësi e veçantë për të forcuar miqësitë apo lidhjet familjare me mortat, nënën dhe kushërirat.

         Megjithëse ato që zgjedhin këto pushime nuk kanë meshkuj rrotull, në shumicën e rasteve ato nuk janë beqare, por kur vendosin të zgjedhin një pushim të tillë, i lënë burrat në shtëpi. Me këtë rast, ato mund të përqendrohen vetëm tek pushimi i tyre, pa u shqetësuar si po ia kalojnë fëmijët apo bashkëshorti.

         Shelli Goldberg e festoi 50-vjetorin me motrat dhe shoqet në një udhëtim në shtetin Utah.

                                 Motrat vendosën të më bënin suprizë dhe prenotuan një udhëtim në një pikë llixhash në shtetin Utah për 50 vjetorin e ditëlindjes sime. Shkuam me disa shoqe dhe u kënaqëm. Ia bëmë qefin vetes. Nuk mendonim për asgjë, vetëm në 硦orë do ta caktoj masazhin, apo kur do të ha darkë, çfarë rruge do të zgjidhim për alpinizëm, ose rrinim brenda e bënim mufabet.

Siç shpjegon Shoqata Amerikane e Automobilëve, gratë janë kliente shumë kërkuese, pasi janë të rrahura me përgatitjet për pushime, sepse shpesh janë ideatore dhe organizuese edhe të pushimeve familjare.

 

 

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën