Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Turqia arreston dy ish gjeneralë për përpjekje për grusht shteti

06-07-2008

Mediat turke njoftojnë për arrestimin e dy ish gjeneralëve, nën akuzat për përpjekje për grusht shteti kundër qeverisë pro islamike të këtij vendi.

Agjencia zyrtare e lajmeve Anatolia tha sot, se një gjykatë turke urdhëroi arrestimin e gjeneralëve Sener Erygyr dhe Hyrsit Tolon, për formimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste. Agjensia e lajmeve njofton se ata të dy po mbahen në një burg të Stambollit.

Avokatët mbrojtës të të dy gjeneralëve hodhën poshtë siç i quajtën ata, akuzat e rreme dhe thanë se do të apelonin vendimin në gjykatë.

Gjeneralët e arrestuar janë ndër 21 personat e burgosur të martën nga policia, në një hetim kundër anëtarëve të dyshuar të një rrjeti radikal laik i njohur me emrin Ergenekon. 


 
Autoritetet thanë se të dyshuarit kishin planifikuar protesta të paligjshme në mbarë Turqinë për më 7 korrik, për kryerjen e atentateve dhe provokimin e konfrontimeve me forcat e sigurisë.

        

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
SHBA: Vazhdon fushata e kandidatëve për president

  Lajmet
Shkencëtarët përpiqen të provojnë teorinë e Big Bengut
Trajkoviç: Statusi i Kosovës nuk duhet të rihapet për diskutim
Vizita e Zv/presidentit amerikan në Ukrainë shihet si shenjë mbështetjeje për këtë vend
Rruga Beal në Memfis, mban të gjallë muzikën bluz në Amerikë
Ekspozita "Besa ¡V Myslimanët që shpëtuan hebrenjtë" në Uashington
Pakistan: Asif Ali Zardari fiton zgjedhjet presidenciale
ejni kritikon ashpr reagimin rus gjat konfliktit me Gjeorgjin
Nikoliç jep dorëheqjen nga postet udhëheqëse të partisë radikale
Qeveria amerikane merr masa për zbutjen e krizës së shtëpive
Studentët në ¡§Udhëtimin për të Ardhmen¡¨ në Arktik