Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Pakistan: Vriten 15 vetë nga shpërthimi i një bombe


06-07-2008

Forcat pakistaneze të sigurimit pohuan se nga shpërthmi i një bombe që kishte si objektiv policinë gjeten vdekjen më tepër se 15 veta dhe u plagosen 22 të tjerë, shumica e tyre policë,  në afërsi të Xhamisë së Kuqe në Islamabad.

Shpërthimi i kësaj bombe ndodhi pak pas një mitingu të mijëra islamistëve aty pranë për të shënuar përvjetorin e parë të rrethimit dhe sulmit të ushtrisë kundër Xhamisë së Kuqe.

Zyrtarët thanë se njeriu që vendosi këtë bombë kishte si objektiv policinë, e cila ishte dislokuar  si pjesë e masave të sigurimit gjatë zhvillimit të mitingut.

Agjencia Associated Press në Paksitan tha se Presidenti Pervez Musharaf e ka dënuar këtë sulm dhe ka urdhëruar zhvillimin e hetimeve

Forcat pakistaneze të sigurimit kishin vendosur masa të rrepta sigurimi për këtë protestë, duke vendosur post-blloqe dhe tela me gjemba për të parandaluar hyrjen e automjeteve në këtë zonë.

Më tepër se 100 vete u vranë gjatë luftimeve në këtë xhami në fillim të korrikut të vitit të kaluar. Forcat pakistaneze të sigurimit sulmuan xhaminë 8 ditë pas rrethimit dhe pushtimit të saj. Klerikët radikalë të kësaj xhamije dhe përkrahesit e tyre  kanë bërë një fushatë me dhunë për vendosjen e një ligji të rreptë të stilit taleban në Pakistan.//lk

 

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën