Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

SHBA - Irak pranë marrëveshjes mbi tërheqjen e trupave amerikane


22-08-2008

Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Irak dje, Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs u takua me homologun e saj irakian dhe tha se të dy palët janë pranë marrëveshjes mbi tërheqjen e trupave amerikane nga vendi.

US Secretary of State Condoleezza Rice and Iraqi FM Hoshyar Zebari after joint press conference in Green Zone in Baghdad, 21 Aug 2008
Sekretarja e Shtetit, Kondolisa Rajs, dhe Ministri i Jashtëm  i Irakut pas konferecës së shtypit në Zonën e Gjelbërt të Bagdadit, 21 gusht 2008
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Bagdad me Ministrin e Jashtëm irakian Hoshjar Zebari, Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs tha se ata të dy kishin rënë dakort rreth objektivit dhe atij që ajo e quajti "afat për të cilin aspironin të dy palët" për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi. Megjithatë, tha ajo, ka ende çështje që kanë mbetur për t'u diskutuar.

Në vizitën e saj të parë që nga marsi, zonja Rajs qendroi në Irak, këtë herë për disa orë për të negociuar marrëveshjen për qendrimin e 140 mijë trupave amerikane në Irak dhe zëvendësimin e mandatit të OKB-së për forcat ndërkombëtare i cili skadon në fund të vitit.

Gjatë takimeve të saj me udhëheqës irakianë, duke përfshirë kryeministrin Nuri al-Maliki, zonja Rajs mbështeti idenë e tërheqjes së trupave amerikane nga qytetet, deri në qershor të vitit të ardhshëm. Nga ana e tyre, zyrtarët irakianë thuhet se kërkojnë tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga i gjithë Iraku deri në vitin 2011.

Zonja Rajs tha se të dy palët duhet të bien dakort mbi përmbajtjen e marrëveshjes para se ajo të zyrtarizohet.

"Mendoj se si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe irakianët kanë qenë të predispozuar të arrijnë një marrëveshje dhe mendoj se kjo do të jetë fantastike kur të përfundojë. Dua të theksoj se do të arrijmë një marrëveshje në kohën e duhur. Prandaj, të gjitha lajmet dhe zërat që publikohen në gazeta rreth përmbajtjes së marrëveshjes ndoshta duhet të injorohen deri sa të kemi një marrëveshje përfundimtare".

Mes çështjeve të shtruara për diskutim ishte niveli i imunitetit që do të kenë trupat amerikane në Irak dhe nëse ata do të jenë nën jurisdiksionin e ligjit irakian apo atij amerikan. Ndërkohë, një zëdhënës i partisë së Moktada al-Sadrit, klerikut të fuqishëm shiit, e ka hedhur poshtë marrëveshjen që mund të arrihet.

Dhe ndërsa kryeministri Maliki do të tregojë se trupat amerikane nuk do të qëndrojnë në Irak më shumë se duhet, presidenti amerikan Xhorxh Bush ka refuzuar të vendosë afat për tërheqjen e forcave amerikane duke thënë se kjo do të nxiste dhunën dhe do t'u dërgonte kryengritësve mesazhin e gabuar. //iç//

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën