Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Gjimnastët amerikanë në shtepinë larg shtepisë


22-08-2008

Qendra familjare është e hapur dhe plot gjallëri për 12 orë në ditë. Është një vend ku atletët amerikanë, familjet dhe miqtë e tyre mund të shijojnë ushqime të mira, ndjekin garat olimpike në televizion, përdorin internetin për të mbajtur lidhjet me të dashurit e tyre, të pushojnë brënda dhe jashtë qendrës, madje të kenë edhe rastin për të bërë masazh.

Kjo u bë e mundur nga banka, Bank of America, sponsorizuesja e ekipit amerikan. Craig Auerbach është nën-president i bankës për marketimin.

¡§Kjo qendër është e vetmja që u jep mundësinë atletëve dhe familjeve të tyre që të kalojnë kohë së bashku jashtë garave të jenë në gjendje të qetësohen, të shijojnë mjedisin përreth e të ndjehen si në shtepinë e tyre. Por edhe të shijojnë mikpritjen që shoqërohet me lojrat olimpike këtu në Kinë.¡¨

Craig Auerbach thotë se Bank of America filloi të kërkonte për një mjedis të tillë dy vjet më parë. China Lounge u zgjodh për nga madhësia, vendndodhja dhe çfarë ofron.Të gjithë atletët, familjet dhe miqtë që vinë në këtë qendër regjistrohen dhe paisen me një kartë identiteti me fotografi. Çdo mik i atletëve përfiton një biletë për një veprimtari sportive.

Gjimnasti amerikan, fitues i medaljes se argjendë Jonathan Horton dhe nëna e tij, që erdhi nga Teksasi, kaluan aty darkën.

¡§Ushqimi është shumë i mirë. Të gjithë duken se ndjehen shumë mirë sonte¡¨.¡§Ne vijmë këtu dhe pushojmë, brenda ose jashtë, shikojmë televizion, marrim masazhe, interneti është falas. Na pëlqen shum롨.

Nga ballkoni i sipërm, vrapuesja e 100 metershit Lauryn Williams transmetoi me satelit për televizionin amerikan. Por cili është përfitimi për Bank of America?

"Nëse je tifoz i lojërave olimpike dhe e di që ne jemi sponsorizuesit, atëherë tifozët të favorizojnë bankën tonë, për shembull për të blerë një artikull në të ardhmen, apo të rekomandojnë miqtë dhe familjen për këto sherbime. Është një mundësi e mirë për ne që, si sponsorizues të ekipit olimpik amerikan, të transmetojmë edhe mesazhin se çfarë biznesi mund të ofrojm롨.

Kjo qendër do të vazhdojë t¡¦u sherbejë atletëve amerikanë deri në fund të lojërave olimpike të dielën.//kh//

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën