Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Stuhia Fay, e para në histori që godet Floridën 4 herë


23-08-2008

Zyrtarët në Floridën juglindore thanë se stuhia Fay ka vrarë të paktën 10 vetë që kur goditi këtë shtet të hënën, e shoqëruar me shi të rrëmbyer dhe erëra të forta.

Stuhia Fay është stuhia e parë në histori e cila ka goditur brigjet e Floridës katër herë. Sot ajo pritet të godasë përsëri gadishullin e Floridës në pjesën perëndimore, që shtrihet në Gjirin e Meksikës.

Fuqia e erës së kësaj stuhie nuk arriti asnjëherë shpejtësinë për ta kategorizuar atë si uragan por stuhia ka sjellur rreth 63 centimetra shi në disa pjesë të Floridës duke përmbytur qindra shtëpi dhe detyruar shumë banorë të evakuohen.

Presidenti amerikan Xhorxh Bush ke shpallur gjendje të jashtzakonshme për këtë shtet duke i autorizuar zyrtarët federalë të bashkredojnë përpjekjet e shpëtimit.

Qendra kombëtare e uraganave njoftoi se shpejtësia më e madhe e erërave të stuhisë Fay ka arritur 45 kilometra në orë. Kjo qendër parashikon edhe më tepër shi ndërkohë që stuhia po shkon drejt shteteve perendimore të Alabamës dhe Misisipit.    //mm//

 

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën