Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Shanset e kandidatëve Obama dhe Mekein për presidencën


29-08-2008

[insert caption here]
Ndërkohë që demokratët e kanë nisur tashmë kandidatin e tyre, Barak Obama, për në Shtëpinë e Bardhë, republikanët dhe kandidati i tyre, Xhon Mekein, po përgatiten për kuvendin e partisë, që fillon të hënën në Mineapolis-St. Pol të Minesotës. Demokratët e bënë Senatorin Obama epiqendrën e kuvendit të tyre këtë janë në Denver, dhe nuk është aspak e papritur që republikanët të bëjnë të njejtën gjë në kuvendin e partisë së tyre javën e ardhëshme.

Pasi të përfundojnë të gjitha fjalimet në kuvende dhe sulmet politike, pasi të lëshohen tollombacet dhe të dëgjohen të ftuarit e famshëm, zgjedhjet presidenciale do të konvergjojnë në një zgjedhje të thjeshtë, kush do të jetë presdienti i Shteteve të Bashkuara, Demokrati Barak Obama, apo republikani, Xhon Mekein.

Analisti politik Stjuart Rothenberg, ka ndjekur kuvendin e demokratëve në Denver këtë javë dhe i hedh një vështrim fushatës zgjedhore mes kandidatëve të të dy partive që fillon pas kuvendit të Partisë Republikane.

T2A_Stuart_Rothenberg-150
Stuart Rothenberg
"Për mendimin tim zgjedhjet do të vazhdojnë rreth Barak Obama. Dëshira për ndryshime në vend është e fuqishme, dhe në qoftë se Senatori Obama mund t'i bindë amerikanët, shumicën e amerikanëve, se ai do të jetë një udhëheqës i mënçuar, sensibël dhe i besueshëm, ata do të japin atij shansin për të udhëhequr. Deri tani nuk duket se ai ia ka arritur këtij qëllimi".

Edhe në Denver, republikanët bënë çfarë mundën për të hedhur dyshime mbi përvojën politike të Senatorit Obama, mbi aftësinë e tij për të udhëhequr vendin dhe mbi përgatitjen e tij për të qënë komandant i përgjithëshëm.

Ish kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, humbi në zgjedhjet paraprake ndaj Xhon Mekeinit, por tani ai e mbështet atë fuqimisht dhe kritikon Obamën vazhdimisht.

"Mendoj se Senatori Mekein do të na mbajë në vijën e parë të frontit kundër terrorizmit dhe kështu do të na mbrojë, ndërsa Senatori Obama do të na vërë në pozita mbrojtëse dhe kjo nuk do të jetë një strategji e mirë për sigurimin e vendit. Senatorit Obama i mungojnë njohuritë në politikën e jashtme dhe ky është një shqetësim serioz".

Demokratët e kanë shumë të qartë se Obama nuk ka përvojë në politikën e jashtme dhe në çështjet e sigurimit kombëtar.  Ish presidenti Bill Klinton u kujtoi demokratëve se sulmet e republikanëve kundër Senatorit Obama kanë një tingëllim të njohur për ta.

Former President Bill Clinton addresses the crowd as he takes the stage during the Democratic National Convention in Denver, 27 Aug 2008
Ish presidenti Bill Klinton në Kuvendin e Partisë Demokrate në Denver, 27 gusht 2008
"Ne fituan ndaj një fushate të ashpër gjatë të cilës republikanët thanë se unë isha shumë i ri dhe pa përvojë për të qënë komandant i përgjithëshëm. E njejta gjë dëgjohet edhe sot. Por ajo nuk tha rezultat në vitin 1992 sepse ne ishim në një rrugë të drejtë historike, ajo nuk do të japë rezultat në 2008, sepse Barak Obama po ndjek rrugën e drejtë në histori".

Analisti politik, Stjuart Rothenberg parashikon një javë sulmesh kundër Obamës gjatë kuvendit të Partisë Republikane në Mineapolis-St. Pol.

"Por njerëzit e Mekeinit kanë qënë shumë agresivë për ta ndryshuar këtë, duke i vënë theksin mungesës së përvojës së Senatorit Obama. Mendoj se ata do të vazhdojnë më agresivitetin e tyre. Fakti është se gara është e ngushtë dhe Xhon Mekeini mund të fitojë, por Barak Obama ka një farë avantazhi. Prandaj, Mekeinit i duhet të vazhdojë sulmet ndaj Obamës".

Shumica e ekspertëve janë të mendimit se ekonomia do të jetë çështja kryesore në fushatën zgjedhore të këtij viti dhe për momentin ata e shikojnë Obamën dhe demokratët në avantazh.

Anketat e kohëve të fundit tregojnë se Senatori Obama dhe Senatori Mkein janë në një garë të ngushtë për Shtëpinë e Bardhë, tani që kanë mbetur vetëm 10 javë nga zgjedhjet e përgjithshme më 4 nëntor. //iç//

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën