Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Minutat e Hollivudit: Kluni dhe Pitt në Festivalin e Venecias

29-08-2008

Për here të parë, Xhorxh Kluni dhe Bred Pitt, interpretojnë në një film që mban firmën e regjizorëve të mirënjohur, vëllezërve Kohen. Filmi me titull ¡¨Burn after reading¡¨ është pjesmarrës në Festivalin e Filmit në Venecia. Ndërkaq ka nisur paraqitjen në kinematë amerikane filmi ¡¨Tradhëtari¡¨ një film me subjekt nga lufta kundër terrorizmit.

Festivali i Filmit të Venecias, ka mirëpritur dy prej yjeve më të famshëm te kinemasë botërore.

Xhorxh Kluni dhe Bred Pit mbërritën në Venecia me një taksi uji, të rrethuar nga gazetarët dhe fotoreporterët.

Ata interpretojnë të dy në filmin komik të vëllezërve Kohen me titull:¡¨Burn after reading¡¨.

Regjizorët e filmit Xhoel dhe Ethan Kohen ishin të pranishëm, sëbashku me aktorët e tjerë pjesmarrës në këtë film.

Kluni dhe Pit kanë bashkëpunuar dhe në seritë e fimit ¡§Oceans¡¨; por ky është bashkëpunimi i tyre i parë me vëllezërit Kohen.

Ishte e pashmangshme që gjatë konferencës së shtypit të evitoheshin pyetjet rreth lindjes së binjakëve të Pit me partneren e tij Zholi. Gjatë kësaj konference, Pitt ka premtuar që vitin e ardhshëm, do të sjellë në jetë dhe dy fëmijë të tjerë.

¡¨E vërteta është e komplikuar¡¨. Kjo është ideja e filmit ¡§ Tradhëtari¡¨, një film ku interpretojnë Don Çedle dhe Gai Piearse.

Aktori kryesor në këtë film është Çedle, I cili ka interpretuar më parë në filma si ¡§Hotel Ruanda¡¨ dhe Crash¡¨.

Çedle interpreton një ish oficer të forcave speciale I cili gjendet rastësisht nga FBI në skenën e një sulmi të madh terrorist. Kaq ka mjaftuar që FBI-ja të vihet në ndjekej të tij.

Filmat me temën e luftës mdaj terrorizmit ( si psh. ¡§Lions for Lambs¡¨ apo ¡§Çarlie Uilson¡¦s Uar¡¨)
nuk kanë patur mjaft sukses në shitjen e biletave, por realizuesit e filmit ¡¨Tradhëtari¡¨, shpresojnë që të arrijnë një numër më lartë shikuesish.

Çarli Shin, po bëhet baba për here të katër. Ai dhe gruaja e tij Bruk Mueller, presin të sjellin në jetë një djalë. Çarli ka tre vajza nga lidhjet dhe martesat e mëparshme. Vajza e tij e madhe, Kasandra është 25 vjeçe, Sam është 3 vjeçe, ndërsa Lola 2.

Çarli Shin dhe Bruk Mueller u martuan në fund të muajit maj. //ii

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën