Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Vazhdon rënia e çmimit të shtëpive në tregun amerikan


30-08-2008

 

Çmimi i shtëpive vazhdon të bjerë në qendrat kryesore metropolitane në Amerikë. Madje edhe në tregjet, dikur të konsideruara si tejet të favorshme si Las Vegas, Majemi dhe Finiks, çmimet e shtepive kanë rene afro 30 përqind që nga viti i kaluar. Shtrohet pyetja, përse nuk ka blerës?

Çmimi i naftës ka rënë e gjithashtu edhe çmimi i shtepive në Amerikë rreth 15 përqind, krahasuar me të njëjtën kohë vitin e kaluar. Por përse po shtohet numri i shtepive të pashitura.? Shitësit e shtëpive thonë se gjërat po ndryshojnë. 

Njeri prej tyre, Robert Houell, thotë se shitjet e shtepive ekzistuese u shtuan 3 përqind muajin e kaluar.

¡§Është një kërkesë e madhe e ndrydhur, njerëzit nuk kanë blerë dy vitet e fundit. Ky grup kërkon të blejë.¡¨

Megjithë rritjen e vogël të shitjeve, ekonomistët thonë se tregu i shtëpive vazhdon të përpëlitet. 

Eksperti Mark Zandi fajëson për këtë tregun financiar dhe tregon shqetësim për koston e lartë të ngrohjes së shtepive gjatë muajve të dimrit.

 "Këto çmime të larta energjie janë një barrë e rënde në ekonominë e dobët. Mund të jetë ndryshimi mes një ekonomie në rritje dhe një ekonomie që nuk njeh rritje.¡¨ thotë ai

Por Zandi thotë se pjesa më e rende e krizës së shtepive mund të jetë kapërcyer në disa pjesë të vendit. Disa analistë bankarë parashikojnë se tregu i shtepive mund ta marrë veten në pjesën e parë të vitit 2009. //mm//

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën