Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

SHBA: Kuvendi i republikanëve vazhdon punimet sipas planit


02-09-2008

Kuvendi kombetar republikan që po zhvillohet në Sent Pol të shtetit Minesota, duket se do të kthehet sot në procedurat normale, pas një dite me program të reduktuar, për shkak të uraganit Gustav.

Menaxheri i fushatës së kandidatit presidencial republikan Xhon Mekein u tha gazetarëve përmes një bisede telefonike, se Presidenti Bush do t¡Šu flasë delegatëve në Sent Pol të Minesotës, me satelit nga Shtëpia e Bardhë. Zoti Bush e anuloi pjesëmarrjen e planifikuar në kuvend dje për të qënë më pranë përgjigjes së qeverisë federale ndaj uraganit.

Menaxheri i fushatës së zotit Mekein tha se mes folësve të tjerë të ditës së sotme do të jenë ish-senatori Fred Tompson, si edhe senatori Joe Liberman që e quan veten demokrat të pavarur. Zoti Liberman ishte kandidati për nënpresident i Partisë Demokrate në vitin 2000, por tani është përkrahës i fortë i zotit Mekein.

 Xhon Mekein i cili do të pranojë kandidaturën këtë javë, e kaloi ditën dje në Ohio, duke u përqëndruar në stuhinë që preku bregun e Gjirit.

Bashkëshortja e zotit Mekein, Sindi, u bashkua me zonjën e parë Laura Bush duke iu drejtuar delegatëve dje, që të lënë mënjanë ndarjet politike dhe të kontribuojnë në përpjekjet e shpëtimit.//lk

 

                             

                             

              

 


emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën