Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Kandidatja republikane për zv/Presidente, Governatorja  Sara Pejlin, pritet me ovacione  në Kuvendin e Partisë

04-09-2008
Dgjoni kronikn - Download (Real) audio clip
Dgjoni kronikn - Dgjoni (Real) audio clip

Alaska Governor Sarah Palin at Republican National Convention 3 Sep 2008
Governatorja e Alaskës, Sara Pejlin në Kuvendin e Partisë Republikane, 3 shtator 2008
Kandidatja republikane për postin e zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara,  Sara Pejlin, mbajti fjalimin e pranimit të kandidaturës mbrëmë në Kuvendin e Partisë Republikane.  Ajo mbrojti përvojën e saj si kryetare e bashkisë së një qyteti të vogël dhe si guvernatore e shtetit të Alaskës dhe kritikoi ashpër kandidaturën demokrate për president dhe zv/president.

Guvernatorja Pejlin u tha delegatëve në Shën Pol të Minesotës se demokratët e nënvleftësuan përvojën e saj.

Zonja Pejlin tha se të jesh kryetare e bashkisë së një qyteti të vogël është si të jesh organizator i një komuniteti, "por ndryshimi është se kryetari i bashkisë ka përgjegjësi reale".  Ky ishte një atribuim ndaj përvojës së kandiatit të Partisë Demokrate për President, Senatorit  Barak Obama, i cili ka qënë organizator komuniteti në Çikago.

Zonja Pejlin tha se do të shkojë në Uashington për t'i shërbyer popullit të Shteteve të Bashkuara dhe jo për të kërkuar miratimin e medias  dhe të elitës së Uashingtonit.

Senator John McCain (left) and Governor Sarah Palin at Republican convention, 3 Sep 2008
Senatori Xhon Mekein dhe  Governatorja Sara Pejlin në Kuvendin e Partisë Republikane, 3 shtator 2008
Ajo vlerësoi kandidatin republikan për President, Senatorin Xhon Mekein, si zgjedhjen më të mirë për të qënë komandant i përgjithshëm i forcave të aramatosura të Shteteve të Bashkuara dhe tha se ai me të drejtë e mbështeti shtimin e trupave amerikane në Irak.

Zonja Pejlin është gruaja e parë që emërohet kandidate për zv/presidente e Partisë Republikane, por kritikët thonë se guvernatorja e Alaskës, që e ka këtë mandatin e saj të parë në post, është relativisht e panjohur dhe pa përvojë.

Pas fjlaimit të zonjës Pejlin, delegatët emëruarn zyrtarisht Senatorin Mekein kanidatin e Partisë Republikane për President. //iç//

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën