Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

BE: Maqedonia duhet të zbatojë më shumë reforma politike


04-09-2008

Bashkimi Evropian tha se Maqedonia duhet të përmirësojë gjendjen e brendshme politike para se të fillojë bisedimet për anëtarësim në këtë organizatë.

Komisioneri i BE-së për Zgjerim Oli Ren i bëri thirrje sot qeverisë maqedonase të marrë masa për të përmirësuar qëndrueshmërinë politike të vendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Ai foli në Bruksel pas bisedimeve me zëvendës kryeministrin e Maqedonisë Ivica Boçevski.

Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit u shoqëruan nga dhuna dhe kërcënimi në zonat kryesisht të banuara nga shqiptarët.

Vendi fitoi zyrtarisht statusin e kandidatit për në BE në vitit 2005. Diplomatët thanë se Maqedonia duhet të zgjidhë gjithashtu mosmarrëveshjen me Greqinë për emrin e vendit para se të fillojnë bisedimet e anëtarësimit.

Maqedonia është si emri i ish republikës Jugosllave ashtu edhe i një rajoni historik në Greqinë veriore.

Zyrtarët në Athinë kanë kundërshtuar përdorimin e të njëjtit emër duke thënë se me këtë, ngrihen pretendime ndaj territorit grek, akuzë që Maqedonia e mohon.    (ze)

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën