Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Spanja do të ndërpresë rekrutimin e punëtorëve të huaj për vendet bosh të punës


04-09-2008

Qeveria e Spanjës bëri të ditur se do të ndërpresë rekrutimin e punëtorëve të huaj për të plotësimin e vendeve bosh të punës.

Ministri i Punës i Spanjës, Kalestino Korbaço tha dje në mbrëmje se qeveria vitin e ardhshëm do të ndërpresë dhënien e vizave për punëtorët e huaj.

Një ngadalësim i papritur i ekonomisë spanjolle ka shkaktuar rritjen e papunësisë së vendit.

Zoti Korbaço tha se nuk ka arsye të vazhdohet rekrutimi i njerëzve nga vende të tjera kur në Spanjë 2.5 milionë spanjollë janë të papunë.

Gjatë dekadës së kaluar, në Spanjë janë punësuar imigrantë të paguar pak nga Amerika Latine, Maroku, Azia, Evropa Lindore dhe Afrika. Qeveria bëri të ditur se gjatë vitit 2007 ka marrë nga vendet e tjera të paktën 180 mijë punëtorë.    (ze)

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën