Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

OKB i bën thirrje vendeve të BE-së të bashkëpunojnë për çështjen e energjisë


04-09-2008

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore po i bën thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të punojnë së bashku kur të negociojnë me vendet furnizuese me energji si Rusia.

Agjencia paralajmëroi sot vendet e BE-së se prirja e tyre për të lidhur marrëveshje veças me furnizuesit e energjisë dobëson fuqinë e tyre kolektive negociuese.

Agjencia i bëri gjithashtu thirrje vendeve të BE-së të shtojnë burimet alternative dhe të gjejnë furnizues të tjerë energjie.

Vendet e BE-së blejnë rreth 30 përqind të naftës dhe gazit natyror nga Rusia. Veprimet e fundit ushtarake të Rusisë në Gjeorgji kanë tendosur marrëdhëniet mes anëtarëve të BE-së dhe Moskës.

Bashkimi Evropian pezulloi bisedimet e planifikuara të partneritetit me Rusinë për shkak të veprimeve ushtarake. Në përgjigje, Rusia paralajmëroi se do të hakmerrej ndaj çdo veprimi të BE-së që kërcënonte interesat e saj.    (ze)

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën