Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Fushata e kandidatëve demokratë Obama-Bajdën


05-09-2008

Kandidati i sapoemëruar demokrat për president, Senatori Barak Obama, dhe kandidati për nën-president, Senatori Xho Bajdën, nuk humbën kohë pas kuvendit kombëtar të partisë së tyre në Denver të shtetit Kolorado. Ata bënë një turne me autobuz në 5 shtete, Pensillvani, Ohajo, Indiana, Miçigan, and Uiskonsin, shtete këto që shikohen si të rëndësishme për të fituar garën për në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 4 nëntorit.

Ndërkohë që Partia Republikane zhvillonte kuvendin e saj në Sejnt Pol të shtetit Minesota, demokratët nuk qëndruan pasivë.

Kandidati demokrat për president, Senatori Barak Obama, dhe kandidati për nënpresident, Senatori Xho Bajdën bënë fushatë intensivë, duke mbajtur në qendër të saj ekonominë amerikane.

Të mërkurën, senatori Obama u tha votuesve se republikanët po injorojnë këtë çështje serioze.

¡§Të gjithë folësit në kuvendin republikan dolën në podium, por asnjeri prej tyre nuk përmendi ekonominë. As edhe një herë të vetme këta njerëz nuk përmendën vështirësitë me të cilat përballet populli¡¨.

Demokratët e bënë ekonominë dhe planet e tyre për të ndryshuar gjendjen, pikën kryesore të kuvendit kombëtar javën e kaluar në Denver.

Pas kuvendit, senatorët Obama dhe Bajdën filluan një turne nëpër shtetet industriale në pjesën veri-qëndrore të Shteteve të Bashkuara, ku shumë njerëz kanë humbur vendet e punës.

Duke filluar në Pensillvani, kandidatët Obama and Bajdën kritikuan ashpër politikat ekonomike të republikanëve si dhe kandidatin e tyre presidencial, senatorin, Xhon Mekein.

¡§Amerika është gati të ngrihet përsëri. Dhe Barak Obama është ai që do ta bëjë këtë për Amerikën¡¨.

¡§Xhon Mekein as që nuk e kupton gjendjen e njerzve të thjeshtë këtu në Bivër të Pensillvanis롨.

Pastaj demokratët shkuan në shtetin fqinj të Ohajos, ku zoti Obama u foli të pranishmëve në qytetin Toledo rreth pikpamjes së kandidates republikane për nënpresidente, Guvernores së Alaskës, Sara Pejlin, për gratë punëtore.

¡§Ajo, ashtu si edhe Xhon Mekein, është kundër pagesës së barabartë për punë të barabartë. Për mua kjo nuk ka kuptim¡¨.

Deri tani, demokratët nuk i kanë vënë në pikpyetje kualifikimet e guvernatores Pejlin për presidente, nëse i ndodh diçka Xhon Mekeinit, dhe nëse ai zgjidhet president. Zonja Pejlin ka qënë guvernatore e Alaskës për më pak se dy vjet, pozita e saj e vetme me rëndësi.

Pasi doli fjala se vajza e saj 17 vjeçare e pamartuar, Bristëll, është shtatzanë, senatori Obama nuk pranoi të komentonte.

¡§Ne nuk duhet të ndërhyjmë në çështjet familjare, veçanërisht në jetën e fëmijëve. Kjo nuk duhet të jetë pjesë e politikave tona sepse nuk ka asnjë lidhje¡¨.

Senatori Obama tha se problem për Sara Pejlin përbëjnë politikat e saj, të cilat tha ai, janë të gabuara për Amerikën.

Të martën, Senatori Bajdën shkoi në zonën bregdetare Dirfilld të Floridës, ku siguroi votuesit e moshuar hebrenj se Barak Obama mbështet çështjet e tyre.

¡§Jam mëse i bindur se Barak Obama ka të njëjtat pikpamje me mua rreth Izraelit¡¨.

Por fushatat elektorale nuk janë thjeshtë tubime dhe fjalime. Çdo fushatë, si çdo ushtri, përshin edhe ndalesa të shumta në kafene e restorante për të ngrënë e për t¡¦u takuar me njerëzit e thjeshtë. Politikanët shpresojnë se momente të tilla do t¡¦u sjellin atyre më shumë vota në ditën e zgjedhjeve më 4 nëntor.   (ze)

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën