Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Rajs: Vizita në Libi tregon se Uashingtoni nuk ka armiq të përjetshëm


05-09-2008

US Secretary of State Condoleezza Rice (left) at meeting with Libyan leader Moammar Gadhafi (in white)
Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs në takimin me udhëheqësin e Libisë Moamar Gadafi, 5 shtator 2008

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs thotë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Libisë kanë filluar mirë, pas takimit që ajo zhvilloi me udhëheqësin libian Moamar Gadafi gjatë një takimi historik në kryeqytetin libian, Tripoli. Zonja Rajs është diplomatja e parë amerikane që viziton Libinë në 55 vjet. Pas bisedimeve dje me zotin Gadafi, zonja Rajs tha në komentet për shtyp se të dyja palët diskutuan bashkëpunim në fushat tregtare, kulturore dhe të arsimit. Libia është një eksportuese e fuqishme nafte. Ministri i Jashtëm libian Mohamed Abdel-Rahman Shalgam theksoi të njëjtat komente në konferencën për shtyp, duke shtuar se ata kishin diskutuar edhe mbi luftën kundër terrorizmit dhe gjendjen në Irak dhe në rajonin e trazuar sudanez të Darfurit. Zonja Rajs theksoi se kjo tregon se Uashingtoni nuk ka armiq të përhershëm, por shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Libia ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt përmirësimit të marrëdhënieve. //bsa//

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën