Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Çejni kritikon ashpër reagimin rus gjatë konfliktit me Gjeorgjinë


06-09-2008

Nënpresidenti amerikan Dik Çejni kritikoi ashpër reagimin rus gjatë konfliktit me Gjeorgjinë dhe përpjekjet e Moskës për të vënë nën kontoll furnizimet me naftë dhe gaz të këtij vendi. Në komentet që bëri të shtunën në Itali, zoti Çejni akuzoi Moskën se ka kërcënuar të përdorë naftën dhe gazin si ˇ§mjet kontrolli dhe manipulimi.ˇ¨ Zoti Çejni i bëri komentet në një konferencë ekonomike, pas vizitave të tij në Azerbajxhan dhe Gjeorgji. Dy vendet janë nyje me rëndësi kritike të planit për të krijuar një korridor të ri për tubacione nafte dhe gazi nga Azia Qendrore për në Evropë, duke e anashkaluar Rusinë. Plani gëzon mbështetjen e Uashingtonit. Nënpresidenti vizitoi gjatë turneut edhe Ukrainën. Po të shtunën, Presidenti rus Dimitri Medvedev akuzoi Perëndimin se po furnizon me armatime Gjeorgjinë nën maskën e dërgimit të ndihmave humanitare. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur anije të marinës për të dërguar ndihma në Gjeorgji, pas konflilktit mes këtij vendi dhe Rusisë muajin e kaluar. Uashingtoni i ka hedhur poshtë pretendimet se anijet me ndihma shërbejnë për të maskuar furnizime me armatime.  

Ministri i Zhvillimit i Gjeorgjisë tha sot se prania e anijes luftarake amerikane ˇ§USS Mount Whitneyˇ¨ në portin e Potit në Detin e Zi, i dërgoi një sinjal të fuqishëm Rusisë dhe pjesës tjetër të botës, se Shtetet e Bashkuara i gjenden pranë vendit në këto momente. Anija e Flotës amerikane të Mesdheut u ankorua dje në portin e rëndësishëm të Gjeorgjisë.

ˇ§Është e qartë, se ky është një sinjal i fuqishëm për Rusinë dhe për cilindo tjetër, se Gjeorgjia është një vend sovran, me territorin e vet sovran dhe se askush tjetër nuk ka të drejtën të vijë këtuˇ¨,- tha Ministri i Zhvillimit i Gjeorgjisë, Eka Sharashidze.

Gjatë luftës, forcat ruse e bombarduan portin e Potit, që ka një hangar të madh, duke shkaktuar fundosjen e 8 anijeve.

Qindra trupa ruse vazhdojnë të jenë në zonën në periferinë e qytetit, 6 kilometra larg portit, por Rusia këmbëngul se ushtarët e saj të armatosur rëndë janë ˇ§paqeruajtësˇ¨.

Prania e vazhdueshme e trupave ruse ka qenë një pikë konflikti mes Moskës dhe Perëndimit.

Vendet perëndimore këmbëngulin se Rusia nuk e ka respektuar një marrëveshje për ndalimin e luftimeve, për tˇ¦u tërhequr në pozicionet e para fillimit të luftimeve, në 7 gusht. ˇ§USS Mount Whitneyˇ¨ është anija e parë e marinës amerikane që shkon në Poti, që nga fillimi i luftës 5 ditore mes Gjeorgjisë dhe Rusisë, muajin e kaluar. Shtetet e Bashkuara thanë se Mount Whitney ka shkuar me një mision ndihmash humanitare në Gjeorgji, por ky operacion e ka zemëruar Moskën.

Dy anije amerikane me ndihma humanitare kanë shkuar tashmë në Gjeorgji, por ato u ankoruan në Batumi, në jug të vendit, porti më i vogël, ku nuk ka forca ushtarake ruse.

Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass njoftoi se Moska ka dyshime, në se misioni Mount Whitney në Detin e Zi ndodhet atje për synime humanitare.

Zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme ruse Andrei Nesterenko tha dje, se anije të këtij tipi zor se sjellin sasi të mëdha ndihmash humanitare. Zyrtartët rusë thanë po ashtu, se ndihma ushtarake amerikane në Gjeorgji në të kaluarën e pati inkurajuar Tbilisin të fillonte ofensivën në Osetinë Jugore duke akuzuar se dërgesat me ndihma humanitare amerikane mund të jenë një maskim për dërgimin e armëve.

Zyrtarët amerikanë i kanë hedhur poshtë këto akuza. Ata thanë se ndihma përfshin batanije dhe qumësht pluhur dhe jo armë.

Por presidenti rus Dmitri Medvedev paralajmëroi prerazi kundër dërgimit të ndihmave të tjera në Gjeorgji, me sa duket, duke iu referuar ndihmave amerikane dhe një pakete me ndihma me vlerën e një miliardë dollarëve për Tbilisin, të cilat Uashingtoni i bëri të njohura të mërkurën.

Ndërkohë sot, Minsitrat e Jashtëm të BE-së kanë filluar një takim dy-ditor në ˇ§Palais des Papesˇ¨ në Francë, i cili synon ta bindë Moskën ta mbajë zotimin për tërheqjen e forcave nga Gjeorgjia, sipas marrëveshjes për ndalimin e luftimeve.

Prania ndërkombëtare është e qartë se do të përfshijë OSBE-në; nuk dihet ende në se do të ketë edhe trupa të OKB-së, por do të thoja se është në interesin e Rusisë, të tregojë se do të angazhohet me Bashkimin Evropianˇ¨, - u tha sot gazetarëve Ministri i Jashtëm britanik David Milliband.        

Ndërsa Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, tha se është e nevojshme që të zhvillohen hetime ndërkombëtare lidhur me ngjarjet që çuan në fillimin e luftës.

ˇ§Kush e filloi luftën? Për çfarë provokimesh bëhet fjalë, ku ndodhën ato dhe për sa kohë zgjatën? Çfarë kishte përgatitur secila palë? Të gjitha këto ne duhet tˇ¦i dimë,ˇ¨-

tha zoti Kushner.Të hënën, presidenti francez Nikolas Sarkozi do të takohet me Presidentin rus Dmitri Medevedev, në kuadrin e një misioni diplomatik në Kremlin, për të verifikuar tërheqjen e trupave ruse.

ˇ§Objektivi ynë është dislokimi i vëzhguesve civilë. Në këto momente, mendojmë të ketë vëzhgues civilë, të cilët mund të bëjnë punë shumë të mirë, veçanërisht në zonën e sigurisë,ˇ¨ ˇV tha Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana. //bsa//

 

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën