Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Shkencëtarët përpiqen të provojnë teorinë e Big Bengut


07-09-2008

Shkencëtarët në një objekt studimor në Evropë janë  pranë fillimit të një eksperimenti të rëndësishëm, të cilin e kanë pritur prej vitesh. Zyrtarët e Organizatës a Evropiane për Kërkime Bërthamore në Zvicër, thonë se kanë në plan që nga fundi i vitit të realizojnë atë për të cilin flitet si eksperimeti shkencor më i madh dhe komleks i zhvilluar ndonjëherë. Përmes një rrjeti të nëndheshëm magnetësh super të fuqishëm, ata do të provojnë të përpalsin copëza subatomike me njëra-tjetrën me një forcë të paimagjinueshme.

Duke përfunduar një fazë të rëndësishme të eksperimentit, nga mesi i gushtit, shkencëtarët dërguan pjesëzat sub-atomike rreth tre kilometra në laboratin më modern të fizikës së grimcave, të quajtur Përplasësi i Madh Hedron.

Ky laborator gjigand gjendeT në kufirin mes Francës dhe Zvicrës. Zëdhënësi Xhejms Gils. 

"Kjo është një makinë e ndërtuar për të bërë zbulime dhe do të na tregojë shumë gjëra të reja rreth universit."  

Këtë muaj një provë tjetër do të dërgojë copëzat rreth 27 kilometra në rrjetin nëntokësor të magneteve. Më pas, shkencëtarët do t'i drejtojnë copëzat atomike, që lëvizin me shpejtësinë e dritës, të përplasen me njera tjetrën. 

Ata thonë se përplasja supersonike do të jetë një riprodhim, por në shkallë të vogël, i teorisë së "Big-Bengut".... Përplasjes së Madhe,  që shkencëtarët thonë se krijoi universin 15 miliardë vite më parë.

Pjesërisht, shkencëtarët po kërkojnë copëzën e pakapëshme Higg's ose copëzën e Zotit, një pjesëz hipotetike subatomike, ekzistenca e pakonfirmuar e së cilës, qëndron në bazë të "teorisë përfundimtare" që fizikantët thonë se mund të shpjegojë parimet e universit.

Fizikanti Majk Sejmur.   

"Njerëzit e quajnë atë "Copëza e Zotit" sepse ka një rol qendror në teorinë tonë se nga është krijuar Universi. Pa këtë copëz ne nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë se përse pjesëzat elementare kanë masë.  Sa më shumë që zbulojmë rreth mekanizmit të kësaj copëze, aq më shumë do të kuptojmë rreth dinamikës së universit të hershëm."

Afro tetë mijë shkencëtarë dhe inxhinierë nga 80 shtete merren me klëtë eksperiment shkecor. 

Fizikanti Tejinder Virdi.

"Eksperimenti mund të ndryshojë mendimin tonë për natyrën dhe mënyrën si funksionon ajo në themel të saj, në të njejtën mënyrë si teoria e Ajnshtajnit  ndryshoi mendimin tonë për hapësirën dhe kohën 100 vjet më parë."

Fizikanti Virdi thotë se ky është një eksperiment që bëhet një herë në jetë dhe që do mbizotërojë punën e shkencëtarëve për dhjetëra vite që vijnë. //bsa//

 

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën