Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Ekonomia amerikane, a ka hyrë ajo në recesion?


07-10-2008

Në një kohë kur vazhdojnë problemet në tregun e kredive dhe rënia në bursë, ekonomistët amerikanë gjithnjë e më shumë po shprehim mendimin se ekonomia amerikane është në recesion.

Parashikimet ekonomike që u dëgjuan në takimin e Shoqatës Kombëtare të Ekonomisë së Biznesit, të njohur si NABE, theksonin se ekonomia amerikane është tashmë në recesion.

Recesioni është një rënie e vazhdueshme ekonomike që ka zgjatur të paktën 6 muaj. Teknikisht, një komision ekonomistësh të pavarur analizon nëse ka filluar recesioni. Deri tani ky komision, Byroja Kombëtare për Kërkime Ekonomike, ende nuk ka dhënë gjykimin e tij.

Por ekonomistët në takimin e Shoqatës NABE thonë se me rënien e vazhdueshme të çmimit të shtëpive, ngrirjen e tregut të kredive dhe ngadalësimin e shpenzimeve të konsumatorëve, nuk ngrihet më pyetja nëse ekonomia amerikane është në recesion, por sa do të zgjasë recesioni.

Ekonomisi Kris Varvares, presidenti i ardhshëm i Shoqatës NABE, parashikon se ekonomia amerikane do të përjetojë një rënie të thellë dhe të gjatë:

"Probabiliteti po rritet gjithnjë e më shumë për një rezultante edhe më të keqe të prodhimit të brendshëm bruto dhe për një skenar që i përngjet një "humnere pa fund." Shpresojmë se nuk do të shkojnë deri atje gjërat. Shpresojmë që Departamenti i Thesarit dhe Rezerva Federale si dhe banka të tjera qendrore në të gjithë botën nuk do ta lejojnë që gjendja të precipitojë aq keq. Por besimi tek tregu është shumë i brishtë."

40 ekonomistë korporatash që u anketuan 2 javë më parë thanë se nuk do të ketë rritje ekonomike gjatë 3 mujorit të fundit të vitit, duke e mbyllur gjithë vitin me një rritje fare të vogël.

Pritet që viti 2009 të sjellë një përmirësim të vogël. Në rastin më të mirë pritet një rritje prej 2 presje 7 për qind për 3 mujorin e dytë të vitit.

Profesori i Universitetit Princeton Pol Krugman tha në konferencë se Shtetet e Bashkuara janë në të njëjtën ekonomi deflacioni që mbërtheu Japoninë gjatë viteve '90.

Ai shpreh shqetësimin se, edhe nëse ulet niveli zyrtar i normave të interesit afat-shkurtër nga niveli aktual prej 2 për qind, përsëri institucionet financiare nuk do të jenë të gatshme të japin kredi. Zoti Krugman paralajmëron se ekonomia amerikane ndeshet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai i bën thirrje qeverisë të vërë në zbatim një tjetër program për t'u kthyer konsumatorëve para nga taksat në mënyrë që të rriten shpenzimet. //ad//

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën