Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Në kërkim të kurës për Fibrozën Cistike


07-10-2008

Muaji i luftës kundër kancerit të gjirit

Në Shtetet e Bashkuara, Tetori është muaji i luftës kundër kancerit te gjirit dhe shumë klinika e qëndra mjekësore po përpiqen të regjistrojnë sa më shumë gra për të marrë pjesë në studime mbi këtë sëmundje.

Kur Tamar Rosenthal mësoi se kishte kancer në gji ajo u shqetësua shumë. Përse mua? Çfarë po ndodh? pyeste ajo. Doktoresh Suzan Love përpiqet t¡Šu përgjigjet pyetjeve të saj. Ajo i është përkushtuar luftës për zhdukjen e kancerit të gjirit. Këtë muaj mjekja Love u bashkua me fondacionin Avon për të publikuar faqen elektronike Ushtria e Grave, qëllimi i së cilës është për të mbledhur sa më shumë gra për studime në fushën e kancerit të gjirit dhe sëmundje të tjera.

Mjekja Love thotë se për studime në fushën e kancerit nevojiten gra të të gjitha racave apo kombësive e moshave. Deri tani kërkimet janë përqëndruar në mënyrat e diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit të gjirit, ndërsa fondacioni Avon kërkon që kërkimet të shtrihen edhe në fushën e parandalimit të sëmundjes. Ndërkohë që kërkimet do të përqëndrohen në grate amerikane, Shtetet e Bashkuara përbëhen nga thuajse të gjitha grupet racore dhe etnike që ekzistojnë në botë. Nëse kërkimet dalin me sukses, njohuritë mbi mënyrat për parandalimin e kancerit të gjirit do të ndihmojnë grate në mbarë botën.

 

Në kërkim të kurës për Fibrozën Cistike


Statistikat tregojnë se fibroza cistike nuk është më një sëmundje e rrallë. Dikur India ishte vendi me rastet më të rralla të kësaj sëmundjeje, ndërsa sot India ka numrin më të madh të pacientëve me fibrozë cistike në botë. Sot, fibroza cistike është një sëmundje e pakurueshme vdekjeprurëse që prek mbi 70 mijë vetë në mbarë botën. Shkencëtarët ende nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë plotësisht, por shumë punë është bërë për të ndihmuar në gjetjen e një kure të mundshme.

Tetë vjeçari Xhefri Mullen duket si cdo fëmijë tjetër në fushën e bejsbollit. Por ai vuan nga fibroza cistike një sëmundje e trashëgueshme që shfaqet që në moshën dy vjeçare. Ajo bllokon mushkëritë me mukozë duke shkaktuar infektimi e tyre. Fibroza cistike gjithashtu ndalon enzymat që ndihmojnë në shpërbërjen dhe tretjen e ushqimit. Antibiotikët ndihmnojnë në parandalimin e infeksioneve dhe aparatet apo pajisjet për frymëmarrje mund t¡Ši ndihmojnë për hollimin e mukusit në mushkëri, por sëmundja nuk kurohet. Njerëzit me fibrozë cistike tani mund të jetojnë deri në 30, 40 vjeç e disa edhe më shumë. Por për prindërit, diagnostikimi i fëmijës me këtë sëmundje përbën një goditje të rëndë.

 Stuart Mullen, i ati i Xhefrit, thotë se kur prindi dëgjon këtë diagnozë është njësoj si lajm vdekjeje. Nuk ka lajm më të zi në jetën e një prindi.

Shkencëtarët mësojnë shumë gjëra rreth kësaj sëmundjeje duke studiuar minjtë në laborator. Por fibroza cistike tek minjtë nuk zhvillohet njësoj si tek njerëzit. Në universitetet e Ajovës dhe Mizurit, shkencëtarët, nëpërmjet riprodhimit gjenetik, po prodhojnë derra me fibrozë cistike. Doktor Randi Prather thotë se në krahasim me minjtë, organizmi i derrit është shumë më i ngjashëm me organizmin e njeriut, ndërsa organizmi i derrit të prodhuar gjenetikisht është 3 herë më i afërt me atë të njeriut. Doktor Prather thotë se eksperimenti me derra mund të duket mizor, por kjo është mënyra e vetme më e mire për eksperimentimin e mënyrave të reja të trajtimit për t¡Šiu ardhur në ndihmë njerëzve.

Ndërkohë Xhefri Mullen vazhdon të bëjë një jetë normale edhe pse me fibrozë cistike. Ai merr çdo ditë ilaçe dhe në në trup mban një jelek të posaçëm, që ndihmon në çbllokimin e bushkërive nga mukoza dhe e bën atë të të marrë frymë lirisht.


emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën