Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

SHBA ndihmojnë Shqipërinë për forcimin e kontrollit të kufijve


07-10-2008

SHBA i dhuruan sot Shqipërisë një numër pajisjesh rreth 400
mijë dollarësh, si pjesë e një programi për kontrollin e kufijve ndaj lëndëve radioaktive. Diplomatët amerikanë pohuan në një ceremoni se, krahas pajisjeve, ekspertë nga SHBA kanë trajnuar shumë mirë njerëzit e agjencive shqiptare të policisë dhe doganave për përdorimin sa më të saktë të tyre.

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, Stiven Kristina,
deklaroi se bashkëpunimi rajonal kundër armëve të shkatërrimit në masë është në dobi të të gjithëve. SHBA kanë një marrëdhënie të shkëlqyer pune dhe bashkëpunimi me qeverinë shqiptare si në fusha të tjera, edhe në programin për kontrollin e eksporteve dhe kufijve. 
"Ky program vepron në Shqipëri prej 3 vjetësh, duke ndihmuar me trajnim dhe dhurim të pajisjeve, dhe qëllimi i këtyre është rritja e kapaciteteve ndaluese në kufijtë e Shqipërisë. Ndalimi i
arnëve të shkatërrimit në masë dhe mospërhapja e armëve bërthamore, janë dy çështje të rëndësishme¡¨, - tha zoti Kristina.
Sipas tij, ¡§...Ndërsa Shqipëria nuk konsiderohet një vend burimi për hapjen e materialeve bërthamore, ajo mund të
jetë një rrugë për kalimin e këtyre produkteve. Ndaj, është në interesin e SHBA dhe vendeve të Ballkanit që të ndihmojnë Shqipërinë dhe fqinjët e saj në forcimin e sigurisë në kufijtë e tyre. Çdo gjë që  ndihmon në parandalimin dhe përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe arnmëve bërthamore është diçka që na ndihmon të gjithëve¡¨ - tha ai.

Pajisjet që u dhuruan sot do të shtojnë kapacitetet kontrolluese në kufijtë e Shqipërisë për armët e shkatërrimit në masë dhe
materialeve që do të mund të përdoreshin për prodhimin e tyre. Njëkohësisht, ato pajisje mund të përdoren edhe kundër trafikimit të çdo materiali tjetër të paligjshëm, si drogat dhe lëndë të tjera të paligjshme//lk


     

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën