Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Qeveria amerikane nxjerr udhëzime për ushtrime fizike


07-10-2008

Qeveria amerikane thotë se të rriturit kanë nevojë të djersiten për të paktën 2 orë e gjysmë në javë për të qenë të shëndetshëm.

Qeveria lëshoi sot udhëzime për ushtrime fizike për herë të parë në historinë e saj, bazuar në kërkimet shkencore rreth veprimtarisë fizike. Studimi thotë se veprimtaria fizike në shkallë të moderuar i bën mirë shëndetit të njerëzve të të gjitha moshave dhe racave.

Sipas udhëzimeve të departamentit amerikan të shëndetësisë, ecja në këmbë ose me biçikletë si dhe puna për mirëmbajtjen e luleve në kopshtin personal janë veprimtari fizike që mund të parandalojnë rrezikun e goditjeve në zemër, në tru ose edhe vdekje të parakohëshme. Ushtrimet fizike gjithashtu mund të parandalojnë diabetin e tipit 2, depresionin, kancerin e zorrës së trashë dhe kancerin e gjirit.

Në listën e usdhëzimeve, rekomandohet që  fëmijët dhe të rinjtë të kryejnë ushtrime të paktën një orë në ditë për të forcuar mushkëritë, muskujt dhe kockat. Ndër këto ushtrime të mira janë kërcimi me litar, vrapimi dhe sporte të ndryshme përfshi futboll. //kk//

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën