Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Ministrat e Financave të BE-së, dakord për të garantuar kursimet


08-10-2008

Ministrat evropianë kanë rënë dakord të garantojnë bashkarisht miliarda dollarë fonde të kursimeve të individëve gjatë takimit mbi krizën financiare në Luksenburg. Marrëveshja shënon një akt të rëndësishëm të bashkëpunimit evropian në përgjigje të krizës.

Pas masave të shumta të njëanshme që morën vende të veçanta për të mbrojtur institucionet përkatëse financiare, Bashkimi Evropian me 27 vende anëtare arriti një marrëveshje për të garantuar për çdo klient 68-mijë dollarë fonde kursimesh në vit.

Marrëveshja që u arrit në ditën e dytë të takimit të ministrave të financave të Bashkimit Evropian në Luksenburg, nuk përmbushi kërkesat e disa anëtarëve për të garantuar kursime deri në 100 mijë dollarë të klientëve të bankave.

Por ministrja franceze e financave Kristin Lagard pohoi se ishte e vështirë të arrihej një marrëveshje që do të përmbushte kërkesat e ndryshme të anëtarëve të BE-së. Zonja Lagard tha në komentet për shtyp se pas debateve të gjata, ministrat evropianë pranuan të dalin me një deklaratë të përbashkët që parashtron 8 mënyra për të stabilizuar institucionet financiare. Të gjithë ministrat kërkuan të merreshin masat e nevojshme për të rritur stabilitetin e sistemit bankar dhe të mbroheshin depozitat që kanë klientët në kursime.

Edhe Komisioneri i Bashkimit Evropian Zhoakin Alumnia theksoi rëndësinë e masave të përbashkëta:

"Para së gjithash, duhet të shmangim rreziqet në sistem, të kufizojmë ndikimin negativ që kanë filluar të përjetojnë në ekonomitë tona nga problemet financiare. Duhet të forcojmë instrumentat ekonomikë dhe financiarë në nivelin evropian. Duhet të forcojmë institucionet qeverisëse të Evropës në mënyrë që të përballojnë këtë problem financiar."

Njoftimi i ministrave u bë ndërkohë që tregjet vazhdonin luhatjet, megjithë përpjekjet e ndryshme të qeverive dhe bankave qendrore për të stabilizuar gjendjen. Ekspertët shprehin shqetësimin se kriza financiare do të ketë ndikimin më të madh negativ mbi ekonomitë kombëtare, duke dhënë pasoja në rritjen e papunësisë dhe të probabilitetit për recesion. //ad//

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën