Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Ndikimi i krizës së kredive tek bizneset e vogla në SHBA


08-10-2008

Ndërkohë që Rezerva Federale bëri të njohura masat për lehtësimin e krizës së kredive, pronarët e bizneseve të vogla në Shtetet e Bashkuara thonë se kufizimet në tregun e kredive po i dëmtojnë ata. Majk O¡¦Sallivan njofton nga Los Anxhelosi se kriza financiare po ndikon thuajse tek të gjithë bizneset, duke përfshirë shitësit e makinave, restorantet e fast-fudit dhe dyqanet e shitjes me pakicë.

Alfred Minas, imigrant nga Armenia, ka një dyqan këpuctari dhe thotë se puna tani ka rënë shumë.

¡§Duket se njerëzit janë në panik. Njerëzit që kanë para nuk po shpenzojnë. Njerëzit pa para nuk kanë çfarë të shpenzojnë. Dhe biznesi po bie çdo ditë.¡¨

Ekonomisti Eduardo Martinez nga Korporata për Zhvillimin Ekonomik në komunën e Los Anxhelosit thotë se disa biznese po i ndjejnë kufizimet në të dy anët, si nga bankat që hezitojnë të japin kredi, ashtu edhe nga konsumatorët që nuk duan të shpenzojnë para.

¡§Sidomos shitësit e makinave dhe mobiljeve janë goditur rëndë nga rënia e shpenzimeve të konsumatorëve. Por tani, ata e kanë të vështirë edhe të marrin kredi për të porositur produktet që duan të shesin në dyqane.¡¨

Ai thotë se rënia ekonomike ka prekur edhe bizneset si Mekdonalds, i cili ka investuar shumë në paisje të reja për të ofruar lloje të ndryshme kafesh. Bankat hezitojnë t¡¦u japin pronarëve të këtyre bizneseve para për t¡¦i blerë këto paisje.

Zoti Martinez thotë se pasiguria në tregjet evropiane të kredive po i dëmton bizneset lokale gjithashtu sepse firmat e mëdha britanike, gjermane, franceze dhe hollandeze kanë aksione në industrinë e argëtimit, të bankave, financave dhe prodhimit.

Disa pronarë biznesesh shpresojnë të mbijetojnë pavarësisht nga kriza. Vëllezërit Piter dhe Çarli Vu, imigrantë nga Hong Kongu, themeluan kompaninë Megatojs para 20 vjetësh. Çarli Vu thotë se kompania e parashikoi krizën dhe mori masa duke siguruar kredinë e saj. Megjithatë, shton Çarli, edhe dollari i dobët po ndikon tek bizneset që importojnë.

Ekonomisti Eduardo Martines thotë se shumicës së bizneseve u duhet të marrin kredi për të vazhduar punën. Por problemet do të ndjehen edhe nga bizneset me pak shpenzime, të cilët do të vazhdojnë të përballen me konsumatorë që nuk duan t¡¦i shpenzojnë paratë e tyre. //bsa//

 

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën