Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Fushata presidenciale përqëndrohet në shtete të rëndësishme


11-10-2008

Kanë mbetur 24 ditë nga zgjedhjet presidenciale këtu në Shtetet e Bashkuara dhe të dy kandidatët po e vazhdojnë fushatën në disa shtete që konsiderohen si tepër të rëndësishëm për garën.

Kandidati demokrat Baral Obama e falënderoi sot gjatë fushatës së tij në Pensilvani rivalin republikan Xhon Mekein, për thirrjen ndaj përkrahësve të tij republikanë, që të tregojnë respekt ndaj zotit Obama dhe ta kontrollojnë zemërimin ndaj kundërshtarit politik në fushtatat e partisë. Zoti Mekein u tha përkrahësve të tij dje në shtetin e Minesotës, se zoti Obama është njeri i mirë dhe i ndershëm.

Senatori Obama foli sot edhe për ekonominë dhe u tha përkrahësve se politikat e zotit Mekein nuk do të kenë sukses.

Zoti Mekein ishte sot në shtetin e Ajovës, ku u tha përkrahësve se njerëzit janë të zemëruar për politikat e Uashingtonit dhe për krizën financiare. Ai u zotua se në se zgjidhet president, do t¡Ši japë fund krizës ekonomike dhe do të ekuilibrojë buxhetin federal deri në fund të mandatit të tij.   (ze)

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën