Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjesht
Search

Conor Oberst me një album të ri me emrin e tij


12-10-2008
"Moab" - Download (Real) audio clip
"Moab" - Dgjoni (Real) audio clip
"I Don't Want to Die (in the Hospital)" - Download (Real) audio clip
"I Don't Want to Die (in the Hospital)" - Dgjoni (Real) audio clip
"Cape Canaveral" - Download (Real) audio clip
"Cape Canaveral" - Dgjoni (Real) audio clip

[insert caption here]
Conor Oberst ka kompozuar muzikë që kur ishte 13 vjeç.  Muzikanti 28-vjeçar nga Omaha, Nebraska njihet për grupin e tij muzikor  Bright Eyes. Kohët e fundit, Conor Oberst ka nxjerrë një album të ri që mban emrin e tij dhe me qëllimin për të përfshirë aty kompozime të thejshta e me pak muzikantë e aranxhime.  Këngët e këtij albumi flasin për dashurinë, vdekjen dhe udhëtimet.

"Moab"

Kjo është kënga "Moab" nga "Conor Oberst", në të cilën Oberst shpreh idenë se udhëtimi shëron dhimbjen dhe sjell qetësi.  Oberst dhe grupi i tij Mystic Valley kanë përvojën e tyre për këtë.  Ata e përgatitën album e ri në Meksikë, pasi Oberst nuk kishte dëshirë të mbyllej në studio për të incizuar albumin e tij të ri.  Ai donte të shkonte në një vend të largët, të bukur dhe me mot të ngrohtë.

[insert caption here]" I Don't Want to Die (in the Hospital)", është titulli i një prej këngëve të albumit, që mund të tingëllojë pesimiste, por në të vërtetë është një këngë që shpreh vullnetin e një të moshuari për të bërë një jetë aktive.  Një mik i Oberstit në moshën 75-vjeçare i thotë se nuk e tremb vdekja por nuk do që të vdesë në mjedisin e ngushtë të një spitali dhe do të jetë jashtë nën dritën e yjeve.  Ai i tha Oberstit që ta ndihmojë të arratiset prej andej nëse ndodh që të gjendjet e mbyllur në spital.

"I Don't Want to Die"

Kritikët e kanë vlerësuar mjaft Conor Oberst si muzikant e kompozitor dhe shpesh e kanë krahasuar atë me muzikantin e madh,  Bob Dylan.  Revista Rolling Stone e ka quajtur Oberstin një nga kompozitorët më të mirë këtij viti. Këtë vjeshtë, Oberst dhe grupi i tij do të japin shfaqje në Australi dhe në Shtetet e Bashkuara.  Ja edhe një këngë poetike nga albumi "Conor Oberst", ajo me titull "Cape Canaveral".

"Cape Canaveral"

Dhe me këtë këngë të dashur dëgjuer e përfundojmë edhe këtë edicion të Zërit të Amerikës.  Ju falenderojmë për vemendjen dhe ju urojmë një të djelë të këndëshme.

 

emailme.gif Drgoja kt tekst nj miku
printerfriendly.gif Variant i leht pr t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme

  Lajmet
Obama: Partneritet për planin e rimëkëmbjes ekonomike
Kreu i Fordit, dakord ta shkurtojë pagën e tij në një dollar në vit
Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Protestë në Prishtinë kundër EULEX-it dhe UNIMK-ut
Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova
Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik
Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit
Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri
SHBA: Fillon me vrull sezoni i blerjeve për Krishlindjet
Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë
Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare
Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën